Subscribe

Dalin në dritë detaje të reja nga atentati i regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në pedonalen e Lushnjes.

Burimet për “Vizion Plus” bënë me dije se viktima, Bledar Muça, 33 vjeç, ishte pronari i lokalit “Pedonale” ku ndodhet ngjarja e rëndë.

Gjithashtu, nga burimet mësohet se ai ishte kërcënuar disa herë kohet e fundit, por nuk mbrohej.

Viktima vec lokalit “Pedonale” administronte edhe disa biznese te tjera.

Ai ishte baba i dy femijeve.

Të plagosur nga breshëria mbetën edhe tre persona, mes te cileve edhe nje vajze.

Viktima ishte ulur ne nje nga tavolinat e lokalit te vendosura buze rruge.

Kjo gje ka favorizuar autoret qe kaluan me nje mjet Golf ne rrugen e pedonales, ulen xhamat dhe qelluan brutalisht drejt Bledar Muçes, ngjarje nga e cila bilanci eshte i rende, nje i vdekur dhe disa te plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *