Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare ish-kryebashkiaku i Përmetit, Dhimitër Nasi.

Nasi mësohet se ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me Covid-19.

Mësohet se Nasi ishte i shtruar prej 5 ditësh në spital, por nuk ia doli dot të fitonte betejën me këtë virus.

Nasi ka ushtruar detyrën si kryebashkiak i Përmetit, përgjatë viteve 1992-1996.

Nasi gjithashtu është rasti i parë i vdekjes nga Covid-19 në Përmet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *