E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 38 minuta më parë
Vendi

Ishte dënuar për kanosje, pranga sarandiotit

Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi ishte shpallur në kërkim.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet S.I., banues në Sarandë.

 

Reklamë

Ky shtetas, sipas policisë, ka qenë i shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 08.02.2019, ndodhur në Ksamil të Sarandës, ku në bashkëpunim me shtetasin A.L (i arrestuar në flagrancë në kohën e ndodhjes së ngjarjes), kanë kanosur me armë zjarri dy shtetas të tjerë për motive të dobëta.

 

33 vjeçari është dënuar me burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë pasi akuzohet për veprat penale “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë