E enjte, 17 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

ISHP: Vaksinimi frenoi fruthin

Ilustrim · Vizion Plus

218 raste rezultojnë te prekur deri tani nga fruthi ku me shume se gjysma janë ne Tiranë. Rreth 100 persona te infektuar janë shtruar ne qendrën spitalore dhe kryesisht janë fëmijë. Specialistet e shëndetit publik deklarojnë se ka një qëndrueshmëri te sëmundjes.

 

Fushata e vaksinimit qe përfshiu te vegjël e te rriturit ka krijuar një frenim te përhapjes se sëmundjes infektive. Megjithatë problem mbeten  fëmijët nen moshën 1 vjeç, te cilët janë te ekspozuar  ndaj sëmundjes pasi vaksinimi behet ne vitin e pare dhe te peste te jetës. Nga fruthi deri tani kane humbur jetën dy foshnja 4 dhe 7 muajshe.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh