E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

ISHP: Mos neglizhoni vaksinimin kundër gripit

100 mijë vaksina antigrip janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë që prej fillimit të dhjetorit. Edhe pse nuk jemi në një situatë epidemie gripale, specialistet e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë për vaksinim.

 

“Vaksinimi ka filluar qe ne  dhjetor dhe është realizuar 50 perqind e vaksinës, pra 100 mije doza dhe procesi është ende ne vazhdim. Tani po hasim ne rastet e para  gripale dhe jemi ende ne kohe per te kryer vaksinimin.”

 

Grupmoshat që preken me lehte, për të cilët edhe pasojat janë më të mëdha, janë personat mbi 60 vjeç, fëmijët e vegjël, të sëmurët kronike si dhe gratë shtatzëna.

 

“Ka vlere dhe kryhet per çdo individ, që nga bebat mbi 6 muaj. Ne te gjitha moshat ka vlere dhe i jep nje mbrojtje me te mire. Keto grupmosha janë gratë shtatzëne, personat mbi 60 vjeç, te sëmurët kronike etj. Gratë shtatzëna duhet ta bëjnë për të mbrojtur edhe fëmijën e tyre.”

 

Edhe pse muajt e ftohtë të dimrit janë duke kaluar, specialistët thonë se rreziku për shtimet e rasteve të të prekurve nga gripi është prezent në muajt e pranverës.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video