Instituti i Shëndetit Publik ka mohuar çdo pretendim nga ana e përfaqësuesve të Partisë Demokratike për mungesë tamponësh.
Në një reagim, ISHP shpjegoi se janë rreth 90 mijë teste të disponueshme për t’iu përgjigjur situatës së krijuar nga Covid19 dhe se stafi po punon 24 orë pa ndërprerje që nga fillimi i pandemisë.
“Instituti i Shëndetit Publik vijon të jetë 24 orë në 7 ditë të javës në përgjigje të nevojave nga i gjithë vendi për testimet në kohë të qytetarëve të dyshuar, sipas hetimit epidemiologjik që kryhet në terren nga epidemiologët. Aktualisht kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion dhe laboratori I ISHP vijon të furnizohet pa ndërprerje. Stafi i ISHP-së po punon 24 orë pa ndërprerje që nga fillimi i epidemisë, për të nxjerrë sa më shpejt në kohë përgjigjet për të gjitha rastet e dyshuar si të prekur nga Covid19.”
Institucioni në fjalë i bëri thirrje palëve politikr që most a politizojën situatën e krijuar nga COVID, si dhe të mos cenojnë punën e epikit të shëndetësisë.
“I bëjmë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’i bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës.”





