Subscribe

Lija e Majmunit po shkakton shqetësim në të gjithë botën, megjithatë në vendin tonë nuk ka nevojë për panik. Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik, Artan Simaku tregon se kjo sëmundje nuk përbën rrezik, pasi transmetimi është kryesisht përmes kontaktit fizik.

 

Simaku nënvizon se lija e majmunit ka karakteristika të dallueshme nga sëmundje të tjera në qarkullim, gjë që sipas tij lehtëson punën e bluzave të bardha në evidentimin e rasteve.Nga ana tjeter vaksina e lisë, e marrë nga persona mbi 50 vjeç, siguron një lloj mbrojtjeje.

 

ISHP bën me dije se Shqiuperia të gjitha kapacitetet e duhura për diagnostikimin e lisë së majmunëve.

 

Aktualisht nuk ka një mjekim specific për këtë sëmundje dhe po punohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për medikamente antivirale.
Vendi i parë që mori masa strikte pas konstatimit të rasteve pozitive, duke shkuar deri në karantinim është Belgjika. Ndërkohë Italia dhe Greqia kanë konfirmuar disa raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *