E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Video · Vendi

ISHP: Delta nuk është në Shqipëri!

Varianti Delta nuk ka mbërritur akoma në Shqipëri. Kjo ishte përgjigja zyrtare e Institutit të Shëndetit Publik pas dy rasteve të dyshuara në Gjirokastër.

 

“Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së COVID19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në reagimin e ISHP.

 

Reklamë

Një studente nga Gjirokastra dhe një emigrant nga Përmeti u dyshuan si të infektuar me Delta, por diçka e tillë nuk u konfirmua nga autoritetet shëndetësore.

 

 

Më shumë video

Reklamë