Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar të identifikuar Eriol Ndoni. Ky i fundit është dënuar me mbi një vit burg nga Gjykata e Lushnjes për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një 36-vjeçar Orial Murati, i cili është dënuar me 2 muaj burgim për “Kanosje”.

Ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Eriol Ndoni, 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Lushnjës e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Orial Murati, 36 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kanosja””, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *