Kronikë
Ishin në kërkim për vjedhje e drogë, 2 të arrestuar në Finiq e Selenicë

Policia ka vënë në pranga dy persona, të dënuar me 12 dhe 3 vite burg në Sarandë dhe Vlorë.
Reklamë
Sipas informacionit bëhet me dije se është bërë i mundur ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, H.Xh., 41 vjeç, banues në fshatin Bregas, Finiq. 41 vjeçari ishte dënuar me “Arrest me burg” për arsye të njehsimit të vendimit të Gjykatës Greke e cila në vitin 2015 ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe A.M., 29 vjeç i dënuar me 3 vite e 2 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




