Dy shtetas shqiptarë janë ndaluar në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendi tonë.

 

Në sajëtë të operacionit për kapjen e personave në kërkim është bërë i mundur ndalimi i një 36 vjeçari nga Fieri, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe një 48 vjeçar për dhunë në familje.

 

Sipas policisë shtetasi Ali Toskaj, 36 vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

 

Ndërsa shtetasi me iniciale G.B., 48 vjeç,  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale,” Dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *