Dy persona kanë ndërruar jetë ditën e sotme pasi janë rrëzuar nga pemët ëe ullirit në Sarandë dhe Vlorë.

 

 

Gjithashtu edhe një tjetër shtetas kambetur i lënduar në Vorë pasi u rrëzua nga pema të cilën ishte duke e krasitur.

 

 

Njoftimet e Poolicisë:
Sarandë/Informacion paraprak: Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, thotë Policia e Vlorës.
“Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, vijon njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *