E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Ishin dënuar me 20 vjet burg për kanabis, 2 të arrestuar në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy shtetas në kërkim, njëri prej të cilëve i dënuar me 12 vjet burg dhe tjetri i dënuar me 8 vite burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, të kryera në bashkëpunim”.

 

Në pranga ranë:

 

  • Nexhip Ibrahimllari, 37 vjeç, banues në Velçan, Maliq.

 

  • Emanuel Çyçllari, 27 vjeç, banues në Porodinë, Korçë.

 

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar shtetasin Nexhip Ibrahimllari me 12 vjet burg dhe shtetasin Emanuel Çyçllari me 8 vjet burg për veprat penale të mësipërme, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 30.10.2015 , ku në fshatin Velçan, Maliq, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 722.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

 

Për të dy shtetasit, është vendosur edhe masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim” në lidhje me ngjarjen e datës 20.08.2018, të ndodhur në territorin e fshatit Velçan, ku gjatë një operacioni u godit një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve, të cilëve iu gjetën të kultivuara dhe iu asgjësuan një sasi bimësh të dyshuara Cannabis Sativa.

 

Ne kete operacion u arrestuan ne total 11 persona.

Vazhdo të lexosh