Shpëtohen rreth 11 minatorë nga 22 që ishin bllokuar prej më shumë se dy javësh në një minierë në Kinën lindore.

Ata u bllokuan pas një shpërthimi nëntokësor në minierën Hushan në provincën Shandong më 10 janar.

Minatori i parë, i cili arriti të shpëtohej, sipas mediave vendase, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po luftojnë me kushte të vështira për të ndihmuar minatorët.

Kontakti i parë u krijua një javë më parë me një grup prej 11 minatorësh të bllokuar në një pjesë të minierës rreth 600 metra

Përmes disa boshteve të shpuara në shkëmb, ekipet arritën t’i furnizonin me ushqime dhe ilaçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *