E martë, 6 Tetor 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Ishim vrima e fundit e kavallit kur erdhëm në detyrë”, Rama: Shpejtësia me të cilën ne kemi përparuar në hapjen e kapitujve është e paprecedentë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit të PS në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë tha se Shqipëria ka ecur shumë shpejt drejt rrugës së integrimit. Rama deklaroi se Shqipëria ka përparuar me shpejtësi në hapjen e kapitujve dhe në 2027 pritet mbyllja e negociatave. Prandaj Rama kërkoi votën e shqiptarëve më 11 maj në mënyrë që të përmbyllet ky proces.

Rama: Shpejtësia me të cilën ne kemi përparuar në hapjen e kapitujve është e paprecedentë. Asnjë vend tjetër para nesh dhe asnjë vend tjetër i rajonit nuk ka ecur me këtë shpejtësi. Kjo jo vetëm për meritën tonë, por në radhë të parë sepse vullneti i palës tjetër është i paprecedentë. Ne kur kemi ardhur në detyrë kemi qenë vrima e fundit e kavallit dhe prapambetja jonë në atë proces ishte e tillë që na u desh kohë për të afirmuar statusin e kandidatit. As për kandidat nuk na shikonin të gatshëm.

Sot me Malin e Zi që këtë proces që ne po e bëjmë në një kohë shumë të shkurtër, e ka bërë në shumë vite, jemi krah për krah. Dy vendet që mund të hyjnë në BE dhe kalendari që na kanë dhënë është të mbyllim negociatat në 2027. 11 maji është shumë i rëndësishëm për këtë. Sot që flasim, janë rreth 1000 persona të angazhuar në Shqipëri që punojnë për negociatata. Janë afro 40 drejtues të grupeve negociatore dhe është një strukturë e cila është baza e suksesit të negociatave. 11 maji duhet të jetë vula për t’i dhënë mandatin e katërt PS me një mbështetje si asnjëherë më parë, në mnëyrë që në të mbyllim procesin dhe të mos kemi asnjë luhatje, asnjë ditë të humbur. Nëse ne do humbasim muaj, dritarja do mbyllet./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë