E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

‘Ishim në gjumë, vajza e vogël u tremb shumë”/ Flet djali i pronarit të servisit që iu vendos tritol në Lezhë

Një sasi eksplozivi shpërtheu pak pas mesnate në Ishull Shëngjin.

 

Reklamë

Lënda plasëse iu vendos një servisi automjetesh në pronësi të 58-vjeçarit Tol Mhillaj. Nga shpërthimi u shkaktuan dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.

 

Kjo, pasi familja e 58-vjeçarit jeton në katin e dytë të godinës. Ata ishin të gjithë në gjumë në momentin kur ndodhi ngjarja.

 

Sipas djalit të Tol Mëhillajt, shpërthimi ishte i fuqishëm. Ai mohoi që familja e tij të ketë konflikte me persona të tjerë.

 

 

KLAUDIO MËHILLI – DJALI I TOL MËHILLAJT

Shpërthimi ishte i fuqishëm, dhe u tronditëm të gjithë ndërsa vajza e vogël u tremb shumë. Në moment dolëm e gjithë familja jashtë dhe pamë xhamat e thyer të objektit. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Shpresojmë që ta gjejë policia

 

Mësohet se kamera e sigurisë së një objekti arriti te fiksojë autorët. Dy persona me një motor dhe me skafandër, pasi vendosën eksplozivin u larguan me shpejtësi dhe disa sekonda më pas ndodhi shpërthimi.

Më shumë video

Reklamë