E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Isha tri netë pranë tij”/ Flasin 2 infermierët që u kujdesën për kryeministrin Johnson

Jenny McGee nga Zelanda e Re dhe Luis Pitarma, me origjinë nga Portugalia, janë dy infermierët që u vlerësuan e u lavdëruan nga kryeministri britanik Boris Johnson, pasi ky i fundit u shërua nga COVID-19 dhe la ambientet e spitalit.

Reklamë

Ata kanë folur për “tri netët” që i qëndruan pranë dhe u kujdesën për Johnson teksa ndodhej në trajtim intensiv.

Pitarma tha se ishte nervoz kur mësoi se Kryeministri do të ishte pacienti i tij: “Përgjegjësia që do të mbaja në duart e mia ishte shumë e madhe. Unë nuk dija si t’i drejtohesha, a duhet ta quaja atë Boris, z. Johnson apo Kryeministër? Shefi im më siguroi dhe më tha që të isha vetja, ashtu siç jam me ndonjë pacient tjetër.”

Më pas, ai u shpreh se kur u takua me të, Kryeministri i tha atij që ta quante Boris. “Kjo më bëri te ndihesha më pak nervoz sepse ai hoqi çdo formalitet.”

Ndërkohë, McGee rrëfeu se ajo ishte “shokuar” kur dëgjoi se kryeministri e kishte lavdëruar ate dhe e kishte veçuar nga kolegët e tjerë.

“Fillimisht kujtova se ishte shaka. Unë mendova se miqtë e mi po bënin shaka me mua. Nuk mund ta besoja atë që ai tha në TV”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë