Përpjekjet e shqiptarëve për të fituar azil në Europën Perendimore janë të shumta dhe për të arritur këtë sukses , ata duhet të bindin gjykatesit për të fituar këtë të drejtë.

Rasti I fundit vjen nga Irlanda aty ku një cift shqiptarësh kanë kërkuar azil me argumentin se në Shqipëri ndiheshin të rrezikuar pasi ishin mbështetës të Partisë Demokratike.

Atyre iu refuzua kerkesa per azil nga Gjykata e Apelit mirepo perpjekjen e tyre nuk e lane me kaq dhe e derguan ne Gjykaten Supreme.

Teksa justifikoi kërkesën e tij për azil para gjykatesit, shqiptari i identifikuar si Z.Sula, tha se në zgjedhjet e 2017 ai kishte një lokal në pronësi në Shqipëri dhe se ishte mbështetes i PD për shkak se mendonte se në këtë mënyrë nëse ata vinin në pushtet mund të merrte pronat e humbura gjatë sistemit komunist.

Mirëpo në zgjedhjet e 2017 gjatë fushatës elektorale, ai I tha gjykatësit se ishte kërcënbuar dhe rrëmbyer nga kundërshtarët politik që të mos mbështeste Partinë demokratike.

Kjo gjë, sipas pretendimeve të shtetasit shqiptar, e kishte bërë që të largohej nga vendi.

Z.Sula tha se dy ditë pas zgjedhjeve gruan e kishin kërcënuar dy persona të armatosur.

Shtetasi shqiptar I tha gjykatësit se ishte bindur se duhej të largohej pasi PS fitoi zgjedhjet dhe ne qeveri erdhen politikan të përfshirë në krime dhe mafia.

Gjykatesi nga ana e tij pranoi se Z.Sula ka qënë mbështetes I PD e se po ashtu ai ishte goditur në syrin e djathtë.

Mirëpo gjykatësi I Gjykatës Supreme, Z.Barret hodhi poshte pretendimet se ai ishte rrëmbyer, pasi një gjë e tillë nuk mbështetej në baza reale informacioni

Gjykatësi tha se edhe pretendimet e tjera se ndaj Z.Sula dhe gruas së tij se ka pasur presione dhe kërcënime me natyre politike nuk janë faktur nga bashkëpunimii autoriteteve irlandeze me ato shqiptarë

Si përfundim gjyqtari i Gjykates Supreme Max Barrett rrëzoi vendimin e Gjykates së Apelit që kishte refuzuar ti jepte azil bashkëshorteve shqiptarë..

Ai I dha të drejtë ciftit shqiptarë që të paraqese sërish në gjykate kërkesën për të fituar azil për pretendimet e tij së largimin në 2017 nga Shqipëria ishte bërë për motive politike dhe ta argumentoje e ta faktoje ate para trupes se gjykatesve.

 

Burimi: https://www.irishtimes.com/news/crime-and-law/courts/high-court/judge-grants-albanian-couple-s-challenge-to-hopelessy-illogical-protection-refusals-1.4557412?fbclid=IwAR2Tji_UHqyoghHilapkMIe6O-M-lckdwA2R6JTKSvElaH249HwfKcDsvYE

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *