E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ish-zyrtarë të PS-së pas hekurave, kryeministri Rama: Eshtë shumë e dhimbshme!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimet e ish-zyrtarëve të PS-së.

Ai u shpreh se është shumë e dhimbshme të shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me pushtetin politik që japin llogari para gjyqtarëve e prokurorëve të pavarur.

Reklamë

Rama nënvizoi se nga pikëpamja njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë që çohen përpara drejtësisë për tu përgjigjur për gjëra të ndryshme.

Rama: Në mënyrë mjaft të vendosur po luftojmë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për sundimin e ligjit, barazinë përpara ligjit me reformën tonë në drejtësi. Është shumë e dhimbshme, për herë të parë në historinë tonë të shtetit, po shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me pushtetin politik që japin llogari para gjyqtarëve e prokurorëve të pavarur.

Reklamë

Nuk mund t’ua fsheh që nga pikëpamja njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë që çohen përpara drejtësisë për tu përgjigjur për gjëra të ndryshme. Përderisa janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre. E re është që kemi pastruar masivisht procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe nga ana tjetër ja kemi kaluar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv tek ai gjyqësor.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë