Subscribe

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Hekuran Markun, ish-truprojen e Saimir Tahirit. Marku akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar me emrin “Shpirti”, ku ranë në pranga zyrtarë të lartë të policisë, prokurorë si dhe persona të tjerë të përfshirë në trafik droge.

Marku u ekstradua paraditen e së shtunës nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së SPAK. Gjatë seancës ai i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij duke thënë se nuk ka lidhje me trafikun e droges. Avokati i tij tha se Marku është njohur me të penduarin e drejtësisë Eltjon Bregasi në vitin 2015 gjatë fushatës së Partisë Socialiste, por refuzon të ketë bashkëpunuar me të në trafikun e narkotikëve.

 

Në 2015 është njohur me Eltjon Bregasin në fushatë elektorale dhe atë vit përfundoi njohja me të. Se c’ka bërë, se c’ka folur Bregasi, Marku nuk ka dijeni. Në 2013 ka filluar punën si punonjës i gardës në cilësinë e rojës së ish ministrit Tahiri dhe pastaj në kuadër të fushatës elektorale ka rastisur që është njohur me Eltjon Bregasin.

 

I akuzuar për trafik droge është dhe ish-truproja tjetër i Saimir Tahirit, Agustin Deda.

 

Ky i fundit ndodhet në Francë, ndersa  SPAK po pret vendimin e ekstradimit të tij.

 

Dosja e operacionit ‘Shpirti’, përfundoi me 31 të pandehur të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe grup i strukturuar kriminal. Mes tyre janë prokurori i Vlorës Maksim Sota dhe ish-shefi i trafiqeve në Policinë e Shtetit Ilirjan Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *