Subscribe

Ish-shefi i policisë Sokol Bode, i përfshirë në trafikun e drogës në grupin e Habiljave, është paraqitur ne gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ai gjithashtu u njoh këtë të shtunë edhe me vendimin e gjykatës së shkallës së parë që ishte dhënë në mungesë, vendim që e dënon atë me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 8 vite në qeli. Bode u dënua për “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Sokol Bode është një nga tre ish-zyrtarët e policisë, ku bëjnë pjesë edhe Jaeld Çela e Gjergj Kohila, që ishin të përfshirë në trafikun e drogës me grupin “Habilaj”. Si pjese e te njejtit grup u akuzua edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-shefi i policisë së Dhërmiut dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me Habilajt që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po vuan dënimin me burg për përfshirjen me këtë grup. Gjykata e Posaçme e dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim detyre’, ku me gjykim të shkurtuar u ul në 3 vite e 4 muaj.

Sokol Bode u arrestua mbrëmjen e të mërkurës në Berat, pasi ishte kthyer pak ditë më parë nga Anglia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *