E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ish-prokurori me gjykim të shkurtuar

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur gjykim të shkurtuar për prokurorin Haxhi Giu, i akuzuar për korrupsion aktiv. Prokurori i Krujës akuzohet se ka marrë 29 mijë euro në këmbim të ndryshimit të një akuze. Gjykim i shkurtuar është vendosur edhe për Aleks Shporin, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe bashkëpunëtor i Giut. Shuma prej 29 mijë eurosh i është marrë vëllait të një të arrestuari për lehtësimit të akuzës. Gjykata ka dhënë ndaj tij masën “arrest me burg”, masë e cila u la në fuqi edhe në Gjykatën e Apelit.  Haxhi Giu njihet si hetuesi i vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1998. Arrestimi për korrupsion i prokurorit të Krujës, Haxhi Giu, në nëntor të vitit të kaluar gjatë momentit që largohej nga zyra e tij në prokurorinë e Krujës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë