E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ish-Prokurori i Posaçëm Mueller dëshmon përpara Kongresit

Ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller këtë të mërkurë ka dhënë dëshminë e tij para Kongresit, lidhur me ndërhyrjen ruse në favor të Donald Trumpit dhe nëse presidenti më pas pengoi drejtësinë, duke u përpjekur të ndalte hetimin e prokurorit.

 

Mueller në komentet e tij ka thënë se hetimi arriti në përfundimin se qeveria ruse ndërhyri në zgjedhjet amerikane në mënyrë të gjerë dhe sistematike.

 

Reklamë

“Ne nuk e trajtuam bashkëpunimin me qëllim, që nuk është një term ligjor”. Mbështetur tek politikat dhe parimet e Departamentit të Drejtësisë për drejtësinë (e procesit), ne vendosëm që të mos japim një përcaktim, lidhur me faktin nëse presidenti kreu krim”.

 

Gjithashtu Mueller theksoi se dëshmia e tij do të ishte e kufizuar, pasi ajo mund të ndikonte në çështje që nuk janë përfundimtare dhe sepse Departamenti i Drejtësisë kishte përdorur provilegjin që të mos ta lejonte të fliste për disa tema.

 

Ndërkohë presidenti Trump kishte thënë se nuk kishte ndër mend ta shohë seancën pesë orëshe të zotit Mueller që do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion, ose ndoshta vetëm pjesë të vogla të saj. Ai këmbëngul se seancat janë një humbje e jashtëzakonshme kohe dhe se është bërë e qartë se ai nuk ka bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme me rusët, dhe nuk ka ndërhyrë me hetimin e zotit Mueller.

Vazhdo të lexosh

Reklamë