E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ish-prokurori gjendet i vdekur në banesë

Ilustrim · Vizion Plus

Një ish-prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij. Ngjarja e rëndë është shënuar paraditën e kësaj të enjte në Prizren.

Vdekja e Agron Matjanit është raportuar nga familjaret e ish prokurorit ndërsa ka dyshime për shkaqet e vdekjes së tij.

 

Matjani ishte duke u gjykuar nën akuzat e Prokurorisë se në disa raste penale, në cilësinë e personit zyrtar – prokuror, në mënyrë drastike e ka zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin.

 

Në këtë mënyrë për ata që ishin nën akuzë ish prokurori dyshohet se kishte siguruar dënime shumëfish më të lehta sesa e parashikonte ligji për veprat penale të cilat i kanë kryer.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh