Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi, është vënë nën hetim zyrtar për financim të paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007, fshehjen e fondeve publike libiane dhe korrupsion pasiv.

 

Por 63-vjeçari në një intervistë për mediat shprehet se nuk ka prova apo dëshmi fizike për të mbështetur akuzat se ai ka pranuar ilegalisht para nga Libia, në kohën kur në pushtet ishte Muammar Gaddaf.

 

“Këto akuza po ma kthejnë jetën në ferr”, tha ai për të përditshmen franceze “Le Figaro”.

 

Sarkozy i cili u arrestua të hënën, u la i lirë pas 2 ditësh marrje në pyetje. Ai mohon të ketë shkelur ligjet.

Në dëshminë e tij para gjyqtarëve, ish-presidenti thekson se e gjithë situata është një shpifje. Ai akuzon denoncuesit libianë për hakmarrje, pasi dërgoi aeroplanë luftarakë francezë gjatë kryengritjes që rrëzoi Gadafin në vitin 2011.

 

Akuzat për financimin me miliona euro nga Libia vijnë nga dëshmia e një biznesmeni franko-libanez, Ziad Takieddine dhe prej disa ish-zyrtarë të regjimit të Gaddafit.

Hetimet për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore nisen që në vitin 2013, një vit pasi Sarkozi la presidencën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *