Bujar Nishani deklaroi në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se deri më tani nuk ka ambicie për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

 

Për ish-presidentin, gjëja më e rëndësishme është që PD të ndryshojë përmbajtje.

 

“Kjo nuk është betejë mes Bujarit dhe Lulit.  Nuk kam ndonjë ego personale. Nuk e kam pasur deri më sot ambicien për të qenë kryetar i Partisë Demokratike. Nuk është kauza ime kryetari i PD, por formacioni i ri që do të ketë PD, përmbajtja e re, thelbi i ri, se kush do të jetë kreu i radhës, elita do të qarkullojë, asnjë problem nuk ka, është një procedurë që do ta vendosë anëtarësia. Politika është pasion, dhunti, dëshirë, vullnet, jo punësim.”

 

Nishani theksoi më tej se kryedemokrati Lulzim Basha do të “pushohet nga anëtarësia e PD-së”.

 

“Sot janë të traumatizuar anëtarët e PD, janë të lodhur, të rraskapitur nga beteja elektorale, besuan shumë dhe nuk morën atë që iu takonte. Anëtarësia e PD jam i bindur që do ta pushojë nga puna Bashën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *