Ish-presidenti Interit: Milan më ka surprizuar, Juventus favorit

Ish-presidenti i Inter, Massimo Moratti, ka folur për “Teleradiostereo” në lidhje kampinatin Italian dhe kryesisht për kampionët në fuqi të këtij kampionati Juventusin.
Duke shprehur lavde për lojën e Juventusit, ish-presidenti zikaltër tha zonja e bardhë mund të konsiderohet si një prej skuadrave më të forta në histori pasi po luan në dy kompeticione dhe nuk ka humbur pikë.
“Në kampionat mund të humbasësh pikë për shkak të Champions League. Megjithatë, Juventus është mësuar të luajë në dy kompeticione të rëndësishme dhe mendoj se mund të konsiderohet si një prej skuadrave më të forta në histori”
Duke u ndalur tek sezoni aktual i serisë A, Morati shprehu vlerësime për ekipin e Milanit, i cili sipas tij e ka surprizuar këtë vit me lojën e bërë. Ndërsa nuk nguroi të shprehte zhgënjime për lojën e Romës.
“E kanë treguar një gjë të tillë ndër vite, me karakter dhe profesionalizëm të madh. Sezoni aktual i Serisë A? Më pëlqen, shumë skuadra po luajnë mirë. Shpresojmë që të jetë i luftuar deri në fund. Skuadra që më ka zhgënjyer më shumë ka qenë Roma, sepse Milan ka bërë më shumë nga sa prisja”




