E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ish-presidenti i SHBA në gjendje të rëndë, shtrohet në spital

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, u shtrua në një spital në Atlanta për një procedurë në tru.

 

Reklamë

Qendra Carter tha se ish-presidentit duhet t’i lirohet presioni, i shkaktuar nga gjakderdhja.

 

Carter, 95 vjeç, është udhëheqësi më i vjetër i gjallë i Shteteve të Bashkuara.

 

Ai ka qenë presidenti i 39-të dhe ka shërbyer nga viti 1977 deri më 1981.

 

Carter është mundur në garën për rizgjedhje nga Ronald Reagan.

 

Që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai ka mbetur aktiv, duke bërë punë humanitare me Qendrën e tij Carter.

 

Në vitin 2002, ai ka marrë Çmimin Nobel për Paqe për vepra humanitare./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë