E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ish Presidenti dënohet me vdekje për tradhëti ndaj kombit

Ish presidenti I Pakistanit Pervez Musharraf është dënuar me vdekje.

Vendimi u dha nga një trupë special e formuar nga Gjykata Speciale e cila e mori nën gjykim ish numrin një të vendit për akuzat e tradhëtisë ndaj kombit.

Musharraf u dërgua në gjyq me kërkesën e qeverisë aktuale.

ish-sunduesi ushtarak, Pervez Musharraf ka qënë në krye të vendit nga viti 2001 deri në vitin 2008.

Reklamë

Musharraf akuzohet për pezullim të paligjshëm të Kushtetutës dhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 2007.

Në vitin 2008 kur iku nga pushteti ai la edhe vendin mirëpo u kthye në vitin 2013 për tu përballur pastaj me këto akuza të rënda. Gjyqi ndaj tij ka zgjatur me vite dhe tani Musharraf ka marrë dënimin maksimal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë