E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ish polici Arben Bilali u vra në të njëjtin vend ku i ekzekutuan vëllain në 2010

Historia e familjes Bilali, të cilës në tre dekada I janë vrarë tre pjestarë (vëllezër me njëri-tjetrin) I ngjan një filmi triller.

 

Reklamë

Arben Bilali I vrarë me armë zjarri këtë të martë në zonën e Selitës kishte humbur më parë edhe dy vëllezrit e tij në 1997 dhe 2010 në dy atentate të ndryshme.

 

Por nëse Bujar Bilali u vra në një vit të mbrapsht si 1997, vëllai tjetër Leonardi, ish mundës I Dinamos, u qëllua për vdekje në gusht të vitit 2010.

 

Madje detaji që lidh këtë vrasje me ekzekutimin e Arbenit është se ata janë ekzekutuar në të njëjtin vend, tek vilat e Selitës, aty ku edhe banojnë.

 

Duhet theksuar që në maj 2010 Arben Bilalit i ishte bërë një tjetër atentat të cilit i shpëtoi.

 

50 vjeçari Arben Bilali kishte shërbyer për shumë vite në Policinë e Shtetit, kryesisht tek Komisariati Nr. 2 dhe FNSH.

 

Ai u qëllua rreth orës 14:35 ndërsa dyshohet se autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Benz”.

Më shumë video

Reklamë