Shoqata e policëve në lirim kërkoi largimin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë një proteste para dyerve të ministrisë.

 

Kreu i kësaj shoqate, Aleks Hajdari tha se ministria drejtohet nga krimi, pasi sipas tij dy ministra kanë lidhje me drogën. Aleks Hajdari u shpreh se Fatmir Xhafaj duhet të kalojë procesin e Vettingut si gjithë anëtarët e policisë.

 

Sipas protestuesve policia nuk ka goditur grupe të mirëfillta kriminale siç thotë Xhafaj ndërsa Shqipëria është korridor i kalimit të drogës e cila përfundon në vendet e Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *