E mërkurë, 30 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ish-përfaqësues socialistë në burg, Rama: Çdo pyll ka derrat e vet

Kryeministri Edi Rama, ka nisur sot serinë e përgjigjes ndaj komenteve në rrjetet sociale, që do të zhvillohet me lidhje live çdo të martë dhe të enjte në orën 08:30.

Rama u përgjigj pytejeve të komentuesve, ku foli edhe për ish-zyrtarë socialistë të cilët janë pas hekurave.

Reklamë

Edi Rama: Sa i përket drejtësisë mendoj se kam shumë për të thënë. Ka një diskutim që jo u fut ky në burg, jo u fut ai, jo po dënohet ky e ai, dhe këto faturohen si faje, apo si përgjegjësi apo e metë e PS-së. Por pa PS-në, pa vullnetin tonë kurrën e kurrës nuk do të ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohet nga kthetrat e pushtetit politik të pavarësisht nga pushteti politik dhe të veprojë pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.

Nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar që nga viti 2012 deri kur bëmë reformën në drejtësi që të ketë 1 të vetëm person të lidhur me pushtetin politik që të jetë vendosur para një drejtësie të pavarur. Fatos Nano u dënua nga një gjykatë politike, s’po flasim për këtë, por për institucione të pavarësua. Kjo është një arritje historie e PS dhe as nuk duhet të diskutohet fare se këtu në Shqipëri ka vetëm një parti që po lufton për të bërë shtet. Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS. Por, sot ka më pak korrupsion sepse sot nëse do të kishte më shumë korrupsion nuk do ishim ulur në tryezën e negociatave të BE.

Vazhdo të lexosh

Reklamë