Ish ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj është paraqitur sot në Prokuroninë Posaçme Antikorrupsion. Mësohet se Denaj është thirrur të dëshmojë në cilësinë e autoritetit më të lartë të financave.
Ajo u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve lidhur me koncesionin e sterelizimit të pajisjeve shëndetësore.
Ky është një nga koncesionet që po hetohet nga SPAK. Pjesë e hetimeve është edhe ish ministri i Shëndetësisë Ilir Bejqja. Koncesioni i sterilizmit të pajisjeve shëndetësore ka një rritje të ndjeshme të kostove nga viti në vit.