Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, ka kontraktuar një kompani amerikane për pasur komunkimim me politikanë, zyrtarë dhe agjenci të  inteligjencës në Shtetet e Bashkuara. Kompania ‘Stone Strategic Solution’eshte paraqitur prane departamentit te drejtesise për të lobuar në emër te Tahirit.

Kompania do te perfaqësojë Tahirin në takime dhe komunikime me politikanë amerikanë ndersa do të menaxhojë edhe informacionet të cilat ish ministri i brendshem do tia vërë në dispozicion autoriteteve amerikane.

Sipas dokumentacionit të regjistuar, Tahiri ka angazhuar kompaninë amerikane për ta ndihmuar në “komunikimet me anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë, në lidhje me dorëheqjen  nga qeveria Rama dhe çështjet që lidhen me betejën e tij ligjore në Shqipëri”.

Firma lobuese është kontraktuar nga më 14 janar të këtij viti për një periudhë tremujore, deri më 14 prill, me mundësi zgjatjeje te afatit ndersa pagesa eshte 20,000 euro.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri e shpalli fajtor në shtator Tahirin për shpërdorim detyre, por jo për akuzat e trafikut të drogës ku ai ishte akuzuar si pjese e grupit te Habilajve. Vendimi, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *