Ish-ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviç është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

 

Teodosijeviç është dënuar për një deklaratë të bërë në mars, me rastin e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë jugosllave – fushatë kjo që i dha fund luftës në Kosovë.

 

Me atë rast, Teodosijeviç tha se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

 

Kryeministri i Kosovës, tashmë në detyrë, Ramush Haradinaj, e shkarkoi Teodosijeviçin rreth dy javë pas deklaratës. Haradinaj tha se “gjuha e urrejtjes” e një ministri nuk mund të tolerohet.

 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Teodosijeviq u dënua sepse “tha atë që secili serb e di dhe e ndjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *