Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shprehet se Kushtetuta i jep të drejtë presidentit Ilir Meta që ta shpërndajë Parlamentin.
Në një postim në “Facebook”, Panariti sqaron se Kuvendit kundërshton hapur Kushtetutën duke qenë se nuk përbëhet nga 140 deputetë.
Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, sipas ish-ministrit, është detyra e Presidentit ta ndalë me dekret shkeljen.
“Jo Presidenti, por Kushtetuta me nenin 64 të saj, e ka shperndare Parlamentin. Ne kete nen shkruhet qarte dhe sakte: Kuvendi perbehet nga 140 deputete te zgjedhur……. Duke qenë se kuvendi nuk i ka 140 deputete, ai kundershton haptas kushtetuten.
Presidenti, ne mungese te Gjykates Kushtetuese, ka per detyrë te ndale me dekret shkeljen e Kushtetutes dhe posaçërisht te nenit 64 te saj. Kaq!”