Bota
Ish-marinsi amerikan vret 4 persona, përfshirë një foshnjë

Një person ka vrarë katër persona në Florida, përfshirë një fëmijë tre muajsh.
Reklamë
Sulmuesi është identifikuar si Bryan Riley, 33 vjeç, një ish-marins amerikan. Gjithashtu, dyshohet se ai plagosi edhe një vajzë 11-vjeçare.
Fillimisht, policia mbërriti në vendngjarje dhe ka hapur zjarr ndaj të riut, i cili mbeti i plagosur. Pavarësisht se u dorëzua, i riu tentoi të arratisej pasi u dërgua në spital, por plani i tij dështoi.
Riley, veteran i luftërave amerikane në Irak dhe Afganistan, punonte si truprojë dhe roje sigurie.
E dashura e tij iu tha hetuesve se Riley vuante prej katër vitesh nga çrregullimi i stresit post-traumatik.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




