Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi është i bindur se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-liderëve të UÇK, që janë nën akuzë për krime lufte, do të pastrojë figurën e tyre. Gjatë emisionit “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ku ishte i ftuar, Kamberi deklaori se në fund do të dalë e pastër edhe lufta e UÇK. Ai nënvizoi se fakti që vetë Kosova e ka miratuar krijimin e Gjykatës Speciale do të thotë se e dinte që një ditë do të duhej të ballafaqohej me të kaluarën, për të qartësuar gjërat.

 

“Unë besoj që fundi i gjykimit do të dëshmojë pafajësinë e gjithë atyre që janë marrë nga Gjykata Speciale duke u nisur edhe prej faktit që vetë Parlamenti i Kosovës e ka aprovu vendimin për krijimin e Gjykatës Speciale. Pra plotësisht njerëz që kanë marrë pjesë në aprovimin e këtij vendimi kanë pasur një vetëdije të plotë që duhet të bëjnë një ballafaqim me të kaluarën dhe ky ballafaqim është bërë në mënyrë vullnetare. Prandaj edhe po besoj që gjykata do të dëshmojë pafajsinë e krerëve të UCK-së me ketë edhe të vetë UCK-së dhe do të dëshmojë edhe pastërtinë e luftës, respektivisht arsyen e drejtë të luftës së UÇK-së që është zhvilluar për çlirimin e Kosovës.”

 

Shaip Kamberi shtoi se kjo tregon ndryshimin mes Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk ballafaqohet me të kaluarën.

 

Intervista e plotë: 

Si e keni parë ngritjen e aktakuzave ndaj ish-drejtuesve të UÇK?

Po mirë duhet nisur nga fakti që vetë Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka aprovuar vendimin për krijimin e kësaj gjykate dhe paraqitja e drejtëpërdrejtë dhe e vullnetshme e presidentit kundër Republikës së Kosovës, figurave të tjera politike, ish-funksionerëve dëshmon qartë një qasje krejt ndryshe nga ajo që e bën Serbia në ballafaqim me të kaluarën. Pra shkuarja e tyre vullnetare në këtë gjykatë për t’u përballur me akuzat të cilat besoj që fundi i gjykimit do të dëshmojë pafajsinë e sidomos pastërtinë e luftës së UÇK-së, arsyeshmërinë e saj, sepse ishte një luftë antifashiste. Megjithatë ballafaqimi me të kaluarën është pjesë e një procesi që bashkësia ndërkombëtare po tenton ta ndërtojë. Unë shpresoj që të mos shkojë përtej asaj që shpesh po flitet në opinion, që të barazohet një krim i organizuar shtetëror të cilin e ka bërë Serbia në Kosovë, në emër të një ideologjie dhe një politike, një doktrine të tërë të shfarosjes së shqiptarëve dhe kësaj të disa rasteve që kanë ndodhur në Kosovë. A do të dëshmojë gjykata a kanë ndodhur apo nuk kanë ndodhur, si kanë ndodhur, në këtë proces të mos dëmtohet faktikisht procesi i pavarësimit të Kosovës respektivisht rruga që e ka sjellë deri këtu.

A e njollos ky proces luftën për liri?

Unë besoj që fundi i gjykimit do të dëshmojë pafajësinë e gjithë atyre që janë marrë nga Gjykata Speciale duke u nisur edhe prej faktit që vetë Parlamenti i Kosovës e ka aprovu vendimin për krijimin e Gjykatës Speciale. Pra plotësisht njerëz që kanë marrë pjesë në aprovimin e këtij vendimi kanë pasur një vetëdije të plotë që duhet të bëjnë një ballafaqim me të kaluarën dhe ky ballafaqim është bërë në mënyrë vullnetare. Prandaj edhe po besoj që gjykata do të dëshmojë pafajsinë e krerëve të UCK-së me ketë edhe të vetë UCK-së dhe do të dëshmojë edhe pastërtinë e luftës, respektivisht arsyen e drejtë të luftës së UÇK-së që është zhvilluar për çlirimin e Kosovës.

Pak ditë më parë ju keni mbajtur një fjalim shumë të fortë në parlamentin serb ku keni akuzuar Vuçiç për autoritarizëm dhe kërkuat hetime për dyshime mbi varret masive të masakrave ndaj shqiptarëve në Serbi? Ku konsiston kërkesa juaj?

Serbia gjendet në një proces të bisedimeve me Kosovën, në gjitha kambanat në Serbi presidenti dhe funksionarë të tjerë të lartë shtetëror flasin për një proces, për një kompromis historik me shqiptarët. Mendoj që nuk mund të ketë kurrëfarë procesi që do të përfundojë me një marrëveshje, nuk mund të ketë kompromis me shqiptarët apo pajtim historik derisa në Serbi nuk zbulohen të gjitha varrezat masive në të cilat gjenden akoma civilët shqiptarë. Derisa Serbia nuk pranon të ballafaqohet me të kaluarën e vet të dhunshme, sidomos ndaj shqiptarëve, dhe derisa nuk i kërkon falje popullit të Kosovës popullit shqiptar në Kosove për të gjitha ato krime që i ka kryer në emër të një shteti dhe të një ideologjie shtetërore.

A është marrë parasysh kërkesa juaj për varret masive?

Po besoj që përfundimisht Serbia do të ballafaqohet, sot apo nesër, ajo e ka obligim edhe për shkak të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, edhe për shkak të faktit që ia imponon edhe kapitulli 35 i procesit të integrimit të Serbisë në BE, për shkak të raportit të saj me fqinjëte e në rradhë të parë të raporteëve të saj me Kosovën. Nëse Bashkimi Europian lëshon pe në këto kërkesa që janë vitale për ecjen përpara të të gjithë Ballkanit Perëndimor mendoj se do të ishte një gabim shumë i rëndë, por gjithmonë duke besuar se nuk mund të ketë pajtim dhe Kosova nuk mund të lidhë një marrëveshje të re me Serbinë, të jetë ajo ligjërisht e detyrueshme, të jetë ajo e fqinjësisë së mirë derisa zbulohet fati i të pagjeturve dhe fati i varrezave masive të cilat gjenden në Serbi.

Qëndrojmë pak tek akuzat për krime lufte…Kryeministrja serbe Bernabic ju përgjigj duke kërkuar llogari për “Shtëpinë e Verdhë”, ndërsa Vuçiç ju përmendi edhe termin arrestim…?

Po kryeministrja serbe kishte bërë gabim absolut për arsyen se as unë, as ajo nuk kemi kompetenca për të berë hetime në territorin e shtetit tjetër, dyshohet që “Shtëpia e Verdhë” të gjendet në Shqipëri. Dhe deri tash ajo është vetëm një supozim, siç po shihet tash në aktakuzën e UÇK-së nuk përfshihet “Shtëpia e Verdhë” që do të thotë se mbetet në nivel të supozimit derisa Batajnica dhe varrezat e tjera masive në Serbi janë fakte të dëshmuara, prandaj kishte një mllef që e dëshmoi kur u zgjodh kryeministri. Politikisht nuk kishte arsye që ta kërkonte nga unë ta zbuloj “Shtëpinë e Verdhë” sepse unë jam deputet në Parlamentin e Republikës së Serbisë jo në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, dhe kam kërkuar në cilësinë e tillë që në territorin e atij shteti ku dyshohet se ka varreza masive të zbulohen, të ballafaqohet Serbia përfundimisht me krimet që ka kryer në emër të ideologjisë shtetërore dhe të kërkojnë falje nëse dëshirojnë një proces të pajtimit të suksesshëm në Ballkanin Perëndimor e veçanërisht me shqiptarët.

Deklaratat e Vuçiç se nëse nuk rinis dialogu me Kosovën, mund të shkohet drejt një konflikti si ai mes Armenisë dhe Azerbajxhanit si i komentoni? Retorikë politike apo ka një rrezik real?

Po mirë Vuçiç kishte një deklaratë në stilin se në Serbi ka, për kundër akuzave të mia se është një shtet absolutist, se ka liri të fjalës, se deputeti mund të flasë, po të fliste dikush ngjashëm në Kosovë do të arrestohej. Kjo mund të kuptohet në kontekstin e  një kërcënimi figurativ që Vuçiç ma drejton, realisht as akuzat e Vuçiç as adresmet e tij nuk janë të bazuar në fakte, për arsyen që serbët në Kosovë nuk kanë nevojë të flasin në formën që kam folur unë sepse në Kosovë qeverisin me institucionet e Kosovës. Ata bashkëqeverisin me shqiptarët dhe kanë vende të garantuara nëpër ministri, Kushtetuta e Kosovës iu garanton të drejta atyre në kundështim me ne dhe pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës çfarë është. Prandaj edhe presidenti Vuçiç me mllefin e tij që po dëshmon në vazhdimësi duke tentuar t’i shmanget përgjegjësive që ka ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndaj respektimit të tri marrëveshjeve politike që kemi arritur me Beogradin zyrtar, tenton që me deklarata të tilla të hedhë topin në një terren tjetër duke tentuar që të gjejë fajtor diku tjeter dhe jo në vetë shtetin e Serbisë dhe në përgjegjësinë e tij si President për të zgjidhur problemet e nje pakice që jeton brenda territorit të shtetit që udhëheq ai.

Po deklarata e Vuçiç për arrestimet?

Po mendoj që është një retorikë politike për konsumin e brendshëm të Vuçiç sepse në Beograd po akuzohet se po bën lëshime ndaj Kosovës, në fund e shpërfaq edhe një filozofi politike që e ka Serbia ndaj Kosovës duke e konsideruar akoma me preambulën e Kushtetutës së vet si pjesë të brendshme të saj. Por realisht ka pak gjasë që Serbia të ndërmarrë çfarëdo veprimi ushtarak në drejtim të Kosovës, duke nisur në radhë të parë nga obliget që Serbisë ia imponon marrëveshja e Kumanovës dhe nga obligimet që ka ajo në procesin e integrimit ne Bashkimin Europian. Nuk mund të ketë pretendime ndaj një shteti tjeter, nuk mund të nisë kurrëfarë aksioni ushtarak nëse është pjesë e procesit integrimit në Bashkimin Europian edhe aq më joreale janë tentativat dhe çfarëdo tentative për mësymje ushtarake ndaj Kosovës të Serbisë. Edhe për faktin se garancinë e kufijve të Kosovës e ka NATO dhe Serbia do të përsëriste gabimin brenda pak viteve, në dy decenie të njëjtin gabim që të konfrrontohet me aleancen më të madhe ushtarake që njeh historia e njerëzimit. Prandaj mendoj që është joreale që të mund të ndodhë diçka, mendoj që është vetëm një retorikë nacionaliste por jemi mësuar ta dëgjojmë në Serbi dhe një deklaratë për nevojat e brendshme të konsumit të Vuçiç.

A ndihen rehat shqiptarët e Luginës në Serbi? Sa e vështirëson gjithë kjo retorikë bashkëjetesën tuaj atje?

Po të gjitha ato që i thashë atë ditë në Parlament janë realitete të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në këto 18 vite sa bëmë faktikisht nga përfundimi i konfliktit, respektivisht luftës së UCPMB kur me Serbinë kemi nisur dialog politik për të drejtat tona, të kemi tri marrëveshje të shkruara. Problemi është se ne nuk po mundemi ta detyrojmë një Serbi të tillë ku ka mungesë absolute të vullnetit për të dialoguar me shqiptarët t’i zbatojë ato. Pra ajo që mbetet që bashkësia ndërkombëtare, procesi i integrimeve europiane, respektivisht bisedimet me Kosovën të ndihmojë nxitjen e një dialogu të brendshëm në Serbi të Vuçiç apo qeverisë së tij me shqiptarët per të drejtat tona në frymën e ndërtimit të një reciproriteti me të drejtat e serbëve në Kosovë. Ndryshe nuk mundet të ketë një marrëveshje që sjell paqe afatgjatë në Ballakan derisa Serbia insiston mbi diçka që është mbi maksimalen, dicka që është mbi standardet ekzistuese europiane për pakicen e vet në Kosovë ndërkohë që shqiptarëve i mohon të drejtat elementare bile edhe ato të drejta që janë të garantuara me legjislacionin e brendshëm serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *