E enjte, 1 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ish kryeprokurorja e Maqedonisë së Veriut merret në pyetje por “kyç” gojën

Public prosecutor Katica Janeva, right, takes an oath as a special prosecutor to investigate claims that the conservative government allegedly ordered a massive wiretapping operation, Skopje, Macedonia, Wednesday, Sept. 16, 2015. Lawmakers backed the appointment of Janeva for the post in a vote late Tuesday, following an agreement between the country's four main political parties. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Historia e shantazheve në rastin “Reket” ka shkaktuar tërmetin më të madh politik të viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e së vërtetës.

Katica Janeva, shefja e dorëhequr e Prokurorisë speciale Publike është paraqitur sot përpara kolegëve të saj si e dyshuar dhe ka dhënë dëshminë për lidhjet e saj me rastin.

Reklamë

Janeva i tha Prokurorisë se shpresonte që deklarata e saj të ndihmonte në përshpejtimin e hetimit. Pavarësisht insistimit, ajo nuk iu përgjigj asnjë pyetje të gazetarëve.

Afera doli në dritë më 15 korrik, kur Janeva dha papritmas dorëheqjen si kryetare e prokurorisë. Në të njëjtën kohë, u arrestuan dy biznesmenë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, të cilët dyshohet se ishin truri i shantazhit të qëllimshëm.

Jovanovski, i njohur edhe si “Boki 13”, një personalitet ekscentrik i mediave dhe bashkëpunëtori i tij thuhet se i kanë premtuar oligarkut Jordan Kamçev që të përdorin ndikimin e tyre për ta mbrojtur atë nga ndjekja penale. Kamçev dyshohet se ka paguar 1.5 milion euro.

Për shkak të mungesës së reformave në fushën e sundimit të ligjit, pakënaqësia ndaj qeverisë së Zaev është në rritje. Sa i përket politikës së jashtme, vendi është nën presion sepse fillimi i negociatave për anëtarësim në BE në qershor është shtyrë, pjesërisht për shkak të rezervave në Francë, Holandë dhe Gjermani për mungesën e masave antikorrupsion dhe reformave shumë të ngadalta gjyqësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë