Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës nuk ishin suprizë për ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz I cili arriti të fitojë shumicën. Por mbetet per tu pare se cili do të jetë partneri i tij i koalicionit.

 

Partia konservatore e Kurz arrriti të sigurojë 37.1% të votave kundrejt 22.6% të Socialdemokratëve, në parlamentin me 244 vende.

 

Mediat në Austri shkruajnë se ish kancelari 33 vjecar që dha dorëheqjen pas një skandali korrrupsioni që çoi në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, mund të rikthehet me partnerin e tij, Partinë e ekstremit të djathtë Liria e cila arriti të sigurojë 17.3% të votave.

 

Një “ri-martesë” mes Partisë Popullore të Kurz me partinë “Liria”, është paralajmëruar nga udhëheqësi i kësaj të funditl, Nobert Hofer. Një koalicion I tillë do t’I lejonte Kurz të ndjekë politika të ngjashme me ato të qeverisë së tij të mëparshme.

 

Mundësi tjetër e Kurz është formimi I një qeverie me të Gjelbërit, të cilët arritën të merrnin 12.4% të votave, por një zgjedhje e tillë do ta detyronte të zbuste politikat dhe të kthehej nga një parti konsevatore-në një parti liberale duke ndryshuar qendrimin për emigracionin. Një mundësi tjetër është formimi I në koalicioni me socialdemokratët të cilët u renditën të dytët me 21.5% të votave, por Kurz do të detyrohet të pranojë shumë kushte.

 

Megjithatë negociatat për formimin e qeverisë duket se do të jenë të vështira dhe mund te zgjasin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *