E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ish-kreu i Postës padit ministren Ekonomi

Ish drejtori i Përgjithshëmi postës, Majlind Lazimi, i cili u shkarkua tre ditë më parë, ka depozituar sot në Prokurorinë e Përgjithshme një padi penale ndaj ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi.

 

 

“Sot kam bërë një denoncim në adresë të ministres Ekonomi që është pasojë e urdhrit të saj në shkelje të ligjit për shpërdorim detyre.

Reklamë

 

 

Nëse do kishte diçka ligjore që unë kam  shkelur, do ishte e ndershme të jepej arsyeja. Sot s’kam asnjë letër të shkruar, përveç urdhrit për lirimin nga detyra.

 

 

Nuk e di, po është e nevojshme që  në këtë situatë të kemi arsye logjike, qoftë edhe joligjore”, tha Majlind Lazimi.

 

Më shumë video

Reklamë