Ish kreu i Gardës së Republikës, Arben Çuko ka zbuluar telefonatën që ka pasur me Edi Ramën gjatë protestës së 21 janarit 2011.

 

Ai thotë se Rama e ka telefonuar më shuëm se 5 herë dhe i ka kërkuar që turma të tërhiqej nga Kryeministria dhe të spostohej nga gardhi për të mos lejuar përplasjet e mundshme.

 

Ai tha se si drejtues i Gardës është përballur me protesta shumë herë, por asnjë herë askujt sipas tij nuk i kanë shkuar ndërmend të qëllojnë mbi shqiptarët.

 

Kam qenë pjesëmarrës shumë aktiv dhe po ju them që mua edhe disa kolegëve të tjerë, Rama atë ditë më ka marrë në telefon mbi 5 herë. “Arben bëj çfarë është e mundur që njerëzit të tërhiqen nga Kryeministria, bëj ç’të jetë e mundur që të mos ketë asnjë protestues tek hekurat”. Më ka marrë gjatë protestës mbi 5 herë.

 

E ripërsërish edhe një herë që në rolin e komandatin e Gardës që ju i quani të dhunshme, unë i kam kaluar çdo darkë. 21 janari kishte një veçanti që u zgjat në kohë, por dhuna ka qenë gurët dhe përplasjet me policinë. Thuajse përditë hidhnin molotov, gura. Unë jam lënduar vetë në 7 shkuar të 2004, që ma sollën Pjetër Arbnorin tek dera. As nuk na shkote në mend që të thoshin gjuaj shqiptarin. E para ishte moralisht nuk mund të vrasësh një shqiptar që proteston“, tha Çuko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *