E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ish-kreu i FMN-së, Rato dënohet me katër vite burg për korrupsion

Rodrigo Rato, ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar u dënua sot në Madrid me 4 vite e gjysmë burg për përvetësim fondesh në disa banka spanjolle që ai drejtoi nga viti 2010 deri në 2012.

 

Rodrigo Rato u dënua për çështjen e cilësuar “kartat e zeza” një proces që vuri nën akuzë 65 ish-drejtues dhe anëtarë të bordit të drejtorëve të “Caja Madrid” dhe “Bankia” për përvetësim të rreth 12 milionë euro në sajë të kartave bankare të pa deklaruara mes viteve 2003 dhe 2012.

Vazhdo të lexosh

Reklamë