Ish kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla i është drejtuar gjykatës me kërkesë për lehtësim të masës së sigurisë ndaj tij. Aktualisht ai është lënë në “arrest me burg”, ndërsa vendimi mbi kërkesën e tij do të merret nga Gjykata e Posaçme e Apelit këtë të premte në orën 15:00.

 

Ish zyrtari i lartë nuk u paraqit në seancë, por përfaqësohej nga avokati i tij. Shkak për mungesën e tij është bërë gjendja shëndetësore. Lefter Alla ndodhet në spitalin e burgut nga ku po merr ndihmën mjekësore.

 

Ish kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje te barazisë në tender lidhur me tenderin me vlerë afro 3 mln euro për projektin e kanalizimeve dhe ujësjellësit me lagjen e vjetër Bulqizë.

 

Alla ka mohuar akuzat e ngritura nga gjykata me pretendimin se arrestimi i tij është për shkaqe politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *