E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Politikë

Ish-krahu i djathtë i Berishës: Basha duhet të japë dorëheqjen

Për ish-këshilltarin e Sali Berishës, Flamur Kuçi, Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen nga drejtimi i partisë, pas rezultateve në zgjedhjet parlamentare.

 

Sipas tij, gjatë këtyre tetë viteve, PD ka bërë regres dhe për këtë fajëson kryedemokratin.

 

Reklamë

“Dorëheqja duhet të vijë si moment reflektimi tek një njeri që vendos interesat të atij komuniteti që përfaqëson, para interesave të tij personale. Do bënte mirë që të jepte dorëheqjen. Dorëheqja nuk kërkohet. Fatkeqësisht PD, edhe nën sundimin e Bashës, ka bërë hapa prapa edhe nga organizimi si strukturë partiake”, tha Kuçi në “Quo Vadis”. 

 

Sa i përket ngërçit brenda selisë blu, Kuçi theksoi se problemi më i madh është fakti që PD nuk po krijon besueshmëri.

 

“Proceset zgjedhor në Shqipëri kurrë nuk kanë qenë perfekte. Ka pasur procese edhe më të këqija zgjedhore. Duhet ta pranojmë. Zgjedhjet më të sakta kanë qenë në 2009. PD në këto tetë vite ka një mentalitet të gabuar në raport me votën. Nuk ka arritur të rritet sepse nuk ka krijuar besim. Sa më herët ta pranojë PD këtë gjë, aq më mirë është për të. Nuk po rritemi sepse nuk po krijojmë kredibilitet. Problemi im më i madh është që PD nuk po mirëpërfaqëson mbështetësit e saj.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë