E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ish-këshilltari i Pompeos dëshmon në rastin kundër Trumpit

Ish-këshilltar i sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Michael McKinley, do të dëshmojë të mërkurën para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në kuadër të hetimeve që po bëjnë demokratët për shkarkimin e presidentit Donald Trump.

 

Hetimet lidhen me një bisedë telefonike që Trump ka zhvilluar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, më 25 korrik. Ku Trump i ka kërkuar Zelenskiyt të punojë me avokatin e tij personal, Rudy Giuliani, dhe prokurorin e përgjithshëm të SHBA-së, Ëilliam Barr, dhe së bashku të hetojnë rivalin politik të Trumpit, Joe Biden, dhe djalin e tij, Hunter, për korrupsion të dyshuar.

 

Reklamë

Ndërkohë pritete që McKinley pritet të merret në pyetje prapa dyerve të mbyllura, në lidhje me vendimin e Pompeos për tërheqjen e ambasadores amerikane nga Ukraina, Marie Yovanovich, në maj të këtij viti.

 

Një ditë më parë, George Kent, diplomat amerikan, i cili ka luftuar korrupsionin në Ukrainë dhe gjetkë, tha se ka ngritur shqetësime për përpjekjet e Giulianit për ta nxitur Ukrainën që të hetojë Joe dhe Hunter Biden.

Vazhdo të lexosh

Reklamë