Subscribe

Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha u arrestua katër ditë më parë, më 14 dhjetor 2023 në Spanjë. Sakaq, policia spanjolle ka publikuar pamjet e arrestimit të Berishës.

“Autoritetet shqiptare këmbëngulën në rëndësinë dhe prioritetin e gjetjes së këtij personi. Pas hetimeve të para, kërkimi u përqendrua në bregdetin Levantin, ku disa agjentë udhëtuan për javë të tëra. Menjëherë pas kësaj, në një apartament në San Juan de Alicante u zbulua se fshihej i kërkuari”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme spanjolle.

Lexo edhe :

Related Posts

Menjëherë pas arrestimit, kanë nisur pricedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Siç u mësua më herët, Berisha përdorte dokumente bullgare për t’i shpëtuar drejtësisë.

Ai u shpall në kërkim nga SPAK pas rihapjes së dosjes për vrasjet nga banda e Durrësit, përfshi eliminimin e një biznesmeni si edhe të Klodian Saliut.

Berisha ka po ashtu hesape të hapura në Shqipëri, pasi duhet të bëjë edhe pesë vite burg, të cilat i ka shmangur deri më tani përmes procedurave ligjore fillimisht dhe më pas duke u laerguar nga vendi pas Gjykata Kushtetuese vendimin kundër tij.

Pse u  arrestua?

Lulzim Berisha ka për të bërë edhe 5 vite burg në Shqipëri pas dënimit të tij nga gjykatat shqiptare krahas gjykimit për vrasjen e Klodian Saliut. Ai u lirua me kusht në vitin 2026 pas një rrugëtimi të gjatë nëpër korridoret e burgut, prokurorisë dhe gjykatave.

Ai nisi procesi e apelimit të vendimit duke ezauruar më 22 maj 2022 të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar. Gjykata Kushtetuese, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 7 dhjetor 2021, e cila kishte vendosur për rikthimin në burg të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Dhe jo të gëzonte lirinë me kushte.

Kushtetueja rrëzoi kërkesën e Lulzim Berishës, për të hedhur poshtë vendim e Gjykatës së Lartë. Me këtë vendim, praktikisht Lulzim Berisha i shteroi të gjitha rrugët ligjor në Shqipëri, për t’i shpëtuar rikthimit për vuajtur edhe 5 vite burg.

Fill pas kësaj ai u zhduk ndërkohë që duhej të bënte edhe pesë vite burg. Operacioni i sotëm është ai që e çon Berishën në burg pasi të rikonfirmohet masa e sigurisë në një gjykatë vendase pasi të ekstradohet nga Spanja.

Burgimi 

Lulzim Berisha u arrestua në 6 prill 2006. Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza për Lulzim Berishën, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera mes viteve 1998-1999.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate. Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli.

Por, Gjykata e Lartë, në vitin 2014, rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm Berishës dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit. Vendimi është marrë nga Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli. Admir Thanza dhe Ardian Dvorani kanë votuar kundra heqjes së dënimit me burgim të përjetshëm. Në vijim, gjyqtarët Tritan Hamitaj, Shpëtime Pitaku, Fejzo Hysi dhe Eda Kaja, në periudha të ndryshime i kishin ulur dënimin Lulzim Berishës.

Vendimi i lirimit nga burgu për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, u vulos më 5 dhjetor 2016 nga Gjykata e Apelit, pas një serie vendimesh të diskutueshme gjyqësore për ulje dënimi, raporteve që e përshkruajnë atë si “të  dënuar shembullor” dhe një garanci për punësim të ofruar nga kryebashkiaku i asaj kohe Vangjush Dako. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *