E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 58 minuta më parë
Video · Politikë

Ish-kandidati i LSI për Bashkinë e Kavajës i bashkohet Partisë Socialiste

Ish-kandidati i LSI për Bashkinë e Kavajës, Maksim Kona i është bashkuar Partisë Socialiste.

Nga Kavaja, Kona tha se vlerëson projektet e qeverisë Rama për 4 vitet e ardhshme, duke përmendur Portin e ri të Durrësit.

“Jam pak xheloz që nuk jam pjesë e ekipit të PS, por do t’i lë jashtë xhelozitë e mia personale, sepse transformimi i Durrësit është një realitet mbarëkombëtar, një realitet që do i japë progres jo vetëm Kavajës, por e kthen gjithë zonën tonë në një zonë elitare për Ballkanin”, tha Kona gjatë takimit elektoral të kavajës ku mori pjesë dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për gjithë Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj u shpreh mirënjohës për të githë ata që i janë bashkuar familjes së madhe të Partisë Socialiste.

“Kam mirënjohje të vecantë për ata si Maksi, që ndoshta në fushatën më përpara kishin mendime ndryshe nga ne, po ja ku janë sot bashkë me familjen tonë të madhe, sepse të gjithë e dinë që kjo është familja ku dëgjohesh, kjo është familja ku të mbështesin, kjo është familja që e ka gjithmonë derën hapur, kjo është familja që nuk mban inat, kjo është familja që nuk e kthen kokën mbrapa, por gjithmonë thotë “edhe një, edhe një.”

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video