E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ish-gruaja e denoncoi për përndjekje, shqiptari tenton të përdhunojë edhe vjehrrën e tij

Një 39-shqiptar është arrestuar nga Policia italiane për herë të dytë.

Ishte ish-bashkëshortja e tij ajo që e akuzoi herën e parë për përndjekje, ndërsa tani ka tentuar të përdhunojë ish-vjehrrën e tij.

Reklamë

57-vjeçarja ka denoncuar në polici 39-vjeçarin duke rrëfyer me lot në sy gjithçka që kishte ndodhur.

“Ai më shtyu pas murit. Më mbajti të mbërthyer, më shtrëngoi dhe më tha se do të më përdhunonte. Unë kisha shumë frikë. Nuk mund të lëvizja”, tha ajo.

Ndër të tjera, ajo tregoi se fqinji i saj ndërhyri për t’i dhënë ndihmë, e cila më pas u dërgua në spital.

Akuzat e ngritura ndaj, 39-vjeçari i ka hedhur poshtë para trupës gjykuese. “Unë s’bëra gjë. Doja të shihja vajzën time, ajo vrapoi drejt meje dhe më sulmoi”, deklaroi shqiptari.

Në vitin 2018, gruaja e 39-vjeçarit u divorcua me të dhe u largua nga shtëpia duke marrë me vete dhe vajzën. Mirëpo, sipas asaj, ai e e kishte përndjekur vazhdimisht atë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë