Subscribe

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, pas shkarkimit nga vettingu, kërkon zhbllokimin e pasurive të tij.

 

Ai depozitoi kërkesën në Gjykatën e Lartë për rimarrjen e pronave.

 

Në dhjetor të vitit të kaluar, SPAK sekuestroi dyqanin dhe apartamentin e ish-gjyqtarit, pasi ky i fundit nuk i justifikonte të ardhura të ligjshme.

 

Konkretisht, SPAK vuri në sekuestro një apartament 70 m2 dhe një dyqan 23 metër katrorë në Tiranë. Vettingu zbuloi një dënim prej 40 ditësh burg të thanzës për një vjedhje në Itali ndodhur në vitin 1999, të cilin ai nuk e kishte deklaruar.

 

Për akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit ai u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit e gjysmë shërbim prove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *